
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se po planifikon të diskutojë me të dërguarin special të SHBA-së, Keith Kellogg, përgatitjet për një takim të mundshëm me Presidentin rus, Vladimir Putin.
Gjatë një takimi të përbashkët në Kiev me kryeministrin norvegjez, Zelensky tha se zyrtarët amerikanë dhe ukrainas pritet të takohen gjatë javës për të diskutuar çështjen e paqes si dhe garancitë e mundshme të sigurisë.
Presidenti ukrainas theksoi se Kievi synon të sigurojë të paktën 1 miliard dollarë në baza mujore nga aleatët e tij për të blerë armë amerikane për luftën kundër Rusisë.
Kryeministri norvegjez Jonas Gaard Storeh tha se Norvegjia mund të kontribuojë në garancitë e sigurisë për Ukrainën në aspektin e mbrojtjes ajrore dhe sigurisë detare.
Lini një Përgjigje