TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Gusht 2025, 17:48

Trump bën gafën e pazakontë: Jam i lumtur për përfundimin e konfliktit mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Trump bën gafën e pazakontë: Jam i lumtur për

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një gafë të pazakontë, teksa fliste për përfundimin e konfliktit mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, por në vend të kësaj përmendi Shqipërinë.

Gjatë një deklarate të dhënë më 19 gusht, në emisionin The Mark Levin Show, Trump foli për sukseset e tij në politikën e jashtme, duke përmendur ndër të tjera edhe rolin e tij në ndërmjetësimin e marrëveshjes së paqes mes Azerbajxhanit dhe, siç e tha ai, “Shqipërisë”.


“Shumë gjëra të mëdha ndodhën. E patë Azerbajxhanin. Ishte një çështje që zgjaste prej 34, 35 vitesh me, eh… Shqipërinë,” tha Trump, duke ngatërruar Armeninë me Shqipërinë.

“Kam njohur liderët përmes marrëdhënieve tregtare. U thashë: ‘Pse po ziheni, djema? Nuk do të ketë marrëveshje tregtare nëse nuk ndaloni.’ Ishte e çmendur,” shtoi ai.

Kjo deklaratë shtangu shumë analistë dhe media, duke qenë se Shqipëria nuk ka asnjë konflikt me Azerbajxhanin, dhe ndodhet mijëra kilometra larg rajonit të Nagorno-Karabakut, i cili ka qenë historikisht objekt i përplasjes mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Trump ka pretenduar vazhdimisht se gjatë muajve të parë të presidencës së tij, ka ndërmjetësuar zgjidhjen e disa konflikteve ndërkombëtare. Në të njëjtën intervistë, ai deklaroi:

“Kam zgjidhur gjashtë luftëra, ndoshta edhe shtatë, sipas disa njerëzve. Ka një që askush nuk e di. Dhe kemi atë të Iranit, unë e zhduka aftësinë e tyre bërthamore, të cilën do ta kishin përdorur kundër Izraelit në dy sekonda, nëse do ta kishin,” u shpreh Trump.

 

 

 

 

 

gafat e donald trump

Lini një Përgjigje