
Pamje të reja satelitore, të marra më 17 gusht, tregojnë praninë e mjeteve të blinduara izraelite në lindje të Qytetit të Gazës, si dhe shpërbërjen e kampeve të zhvendosurve në zonën përreth.
Krahasimi me një imazh të mëhershëm të datës 8 gusht tregon se zonat e mbuluara me tenda janë pothuajse tërësisht zhdukur brenda më pak se dy javësh. Shënja të ngjashme të largimit masiv dhe shembjes së strukturave janë vërejtur edhe në kampe të tjera aty pranë. Pamjet satelitore sugjerojnë gjithashtu se disa ndërtesa janë shkatërruar së fundmi.

Këto kampe janë bërë një tipar i zakonshëm në dhe rreth Gazës, sidomos në pjesën perëndimore, ku janë përqendruar dhjetëra mijëra palestinezë të zhvendosur nga zonat e tjera të Rripit pas fillimit të operacionit tokësor izraelit, pas sulmeve të 7 tetorit 2023 nga Hamas.
Shumë prej atyre që kërkuan strehim në këto zona kanë ardhur nga veriu i Gazës, i cili u shkatërrua pothuajse tërësisht gjatë operacioneve ushtarake izraelite.
Sipas vlerësimeve, qindra mijëra palestinezë janë urdhëruar nga ushtria izraelite të largohen nga Qyteti i Gazës dhe të zhvendosen drejt jugut të Rripit, ku gjendja humanitare mbetet gjithnjë e më kritike.
Lini një Përgjigje