TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Mars 2026, 20:15

Trondit shefi i ushtrisë izraelite: Raketat e Iranit mund të arrijnë deri në Berlin, Paris dhe Romë

Shkruar nga Pamfleti
Trondit shefi i ushtrisë izraelite: Raketat e Iranit mund të
Rrezja e raketave iraniane

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraelite (IDF), Eyal Zamir, deklaroi se operacioni ushtarak kundër Iranit ka arritur rreth gjysmën e objektivave, duke theksuar se goditjet e javëve të fundit kanë dobësuar ndjeshëm kapacitetet e Teheranit.

Sipas tij, drejtimi i operacioneve është i qartë dhe veprimet ushtarake do të vazhdojnë në ditët në vijim. Zamir theksoi se sulmet e tre javëve të fundit kanë sjellë pasoja të konsiderueshme për Iranin në aspektin ushtarak, ekonomik dhe qeverisës.

Regjimi është më i dobët dhe më i ekspozuar, ndërsa kapacitetet e tij mbrojtëse janë reduktuar ndjeshëm”, u shpreh ai, duke shtuar se drejtuesit iranianë janë “goditur dhe të çorientuar”.

Zamir u ndal edhe te një zhvillim i fundit, duke përmendur lëshimin nga Irani të një rakete balistike me rreze rreth 4.000 kilometra drejt bazës amerikano-britanike në Diego Garcia, në Oqeanin Indian. Ai theksoi se kjo raketë nuk kishte në shënjestër Izraelin, por kapaciteti i saj e vendos në rrezik një pjesë të Evropës.

Sipas tij, kryeqytete si Berlini, Parisi dhe Roma ndodhen brenda rrezes së këtyre sistemeve raketore.

Në të njëjtën kohë, shefi i IDF bëri të ditur se ka miratuar plane të reja operacionale për veprime ushtarake kundër Hezbollahut në Liban, duke theksuar se ushtria izraelite do të vazhdojë të veprojë për të neutralizuar çdo kërcënim ndaj sigurisë.

Ai theksoi gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar atë si një element kyç të forcës strategjike në këtë fushatë.

Partneriteti me SHBA-në është një avantazh i madh në këtë operacion”, deklaroi Zamir, duke paralajmëruar se kërcënimet që nuk adresohen në kohë mund të përshkallëzohen në të ardhmen.

izrael raketa iran

Lini një Përgjigje