Robert Mueller, ish-prokurori special amerikan, hetimi i të cilit për ndërhyrjen e pretenduar ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 ndikoi ndjeshëm në mandatin e parë të Donald Trump, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.
Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur.
Mueller drejtoi Byronë Federale të Hetimit (FBI) nga viti 2001 deri në vitin 2013, duke marrë detyrën vetëm disa ditë para sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.
Në vitin 2017, ai u emërua prokuror special nga zëvendësprokurori i përgjithshëm i atëhershëm, Rod Rosenstein, për të mbikëqyrur hetimin federal mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Pas publikimit të lajmit për vdekjen e tij, presidenti amerikan Donald Trump reagoi me një deklaratë në rrjete sociale, ku u shpreh: “Robert Mueller sapo vdiq. Mirë, jam i kënaqur që vdiq. Nuk mund të dëmtojë më njerëz të pafajshëm”.
Deklarata e Trump ka tërhequr vëmendje për tonin e saj, ndërsa marrëdhënia mes tij dhe Mueller ishte e tensionuar gjatë dhe pas hetimit.
Lini një Përgjigje