TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Gusht 2023, 18:18

Transportonin drogë me varkë në Spanjë, në pranga 26 persona; mes të arrestuarve edhe shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

Transportonin drogë me varkë në Spanjë, në pranga 26

26 persona janë arrestuar nga autoritetet spanjolle, në kuadër të një operacioni kundër trafikut të drogës. Të arrestuarit janë shqiptarë, spanjollë dhe kolumbianë.

Policia e Spanjës bën me dije se shqiptarët e arrestuar kishin rolin e ‘kopshtarit’. Operacioni i quajtur “Lumebo”, çmontoi rrjetin ndërkombëtar të drogës që operonte nga Galicia dhe lidhej me Amerikën e Jugut.

Mediat e huaja shkruajnë se hetimi lidhur me këtë operacion ka nisur në tetor të 2021, ku u mor një informacion për një organizatë që po përgatiste dërgesë nga Amerika e Jugut në Spanjë.

Në atë kohë hetuesit identifikuan personat kryesorë që qëndronin në krye të organizatës dhe që kishin lidhje me investitorë, transportues dhe financues të trafikut të drogës në Amerikën e Jugut.

Trafikantët përdornin varka peshkimi për të transportuar lëndën narkotike, por në atë kohë ndërhyrja e autoriteteve nuk rezultoi plotësisht e suksesshme.

spanje arrestim shqiptare

Lini një Përgjigje