TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Gusht 2023, 18:04

Borrell: Ndryshimi i klimës kërcënim për sigurinë botërore, BE do të mbështesë të prekurit e fatkeqësive natyrore

Shkruar nga Pamfleti

Borrell: Ndryshimi i klimës kërcënim për sigurinë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell tha se ndryshimet klimatike janë një realitet i pamohueshëm dhe një kërcënim për sigurinë globale duke vënë në dukje se BE mbetet e përkushtuar për të mbështetur të prekurit, nga zonat e goditura nga zjarri në Greqi deri te viktimat e uraganeve.

“Këtë verë, fatkeqësitë natyrore po bëjnë kërdi në mbarë botën, duke vënë jetë në rrezik dhe duke shkatërruar shtëpitë dhe mjetet e jetesës. Në të gjithë Mesdheun, zjarret po bëjnë kërdi. Sllovenia dhe Gjeorgjia janë prekur rëndë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut. Ndryshimi i klimës është një realitet i pamohueshëm dhe një kërcënim për sigurinë globale. BE mbetet e përkushtuar për të mbështetur të prekurit, nga zonat e shkatërruara nga zjarri në Greqi e deri te viktimat e tajfuneve në Filipine”, shkruan ai në Twitter.

borell fatkeqesi

Lini një Përgjigje