
Ukraina ka goditur sërish sot urën e Krimesë. Për sulmin pretendohet se janë përdorur raketa lundrimi Storm Shadow, ndërkohë që sipas raportimeve ura është përfshirë nga flakët.
Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që Ukraina godet urën Chongar, e cila lidh Krimenë dhe Kherson dhe që është një pikë kyçe për Rusinë.
Ushtruesi i detyrës së guvernatorit të Krimesë, i instaluar nga Moska, ka deklaruar se Ukraina përdori një "Storm Shadow" - një raketë lundrimi me rreze të gjatë për të kryer sulmin.
Ky është sulmi i fundit në një seri sulmesh mbi urat që lidhin Krimenë me Rusinë kontinentale dhe Ukrainën e pushtuar, teksa Kievi kërkon të vazhdojë ndërprerjen e linjave ruse të furnizimit.
Një foto e marrë nga agjencia ruse e lajmeve TASS tregon zjarrin e shkaktuar nga raketa, me spekulime se një gazsjellës shoqërues mund të jetë çarë dhe ndezur.
Much more exciting image of the damage to the Chongar Bridge from today's alleged Storm Shadow strike. A gas pipe alongside the bridge appears to have been ruptured and gone on fire. pic.twitter.com/Ndo6Kp72nf
— Euan MacDonald (@Euan_MacDonald) August 6, 2023
Lini një Përgjigje