TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Maj 2026, 09:11

Tragjike në Venecia, mbytet në ujërat e kanalit të San Polos një 20-vjeçar; shpëtojnë 2 shokët e tij 

Shkruar nga Pamfleti
Tragjike në Venecia, mbytet në ujërat e kanalit të San Polos
Foto nga Venecia

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Venecia, ku një 20-vjeçar ka humbur jetën pasi u mbyt në ujërat pranë zonës së San Polos në Venecia të Italisë.

Sipas raportimeve, i riu ishte pjesë e një grupi prej tre personash, të cilët përfunduan në ujë. Dy prej tyre arritën të shpëtohen nga një varkë që po kalonte aty pranë, ndërsa 20-vjeçari nuk doli më në sipërfaqe.

Trupi i viktimës u gjet mëngjesin e sotëm pranë kazermave të Guardia di Finanza. Zjarrfikësit ndërhynë rreth orës 05:30, duke nisur menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit.

Në vendngjarje u angazhuan dy njësi zjarrfikëse të lagunës nga Dorsoduro, të mbështetura nga zhytës rajonalë, të cilët kryen kërkime intensive në zonë. Rreth orës 07:15, trupi i të riut u lokalizua dhe u nxor nga uji.

Në operacion morën pjesë gjithashtu karabinierët dhe ekipet mjekësore të urgjencës. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

 

tragjike ne venecia mbytet nje 20-vjecar ne venecia

Lini një Përgjigje