
Pamje tronditëse janë publikuar nga mediat turke lidhur me tragjedinë e ndodhur në një qendër skijimi në Turqi, ku si pasojë e flakëve që përfshinë resortin humbën jetën 78 persona.
Në një video të publikuar shihet se si prindër të dëshpëruar përpiqen të shpëtojnë fëmijët e tyre nga flakët teksa i hedhin nga dritaret e dhomave. Duket se kjo ishte e vetmja shpresë që prindërit kishin për të shpëtuar fëmijët e tyre.
Hoteli u përfshi nga flakët në orët e natës, ndërsa dyshimet janë se zjarri kishte burimin në kuzhinën e hotelit.
Lini një Përgjigje