TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Qershor 2025, 15:03

Tragjedia në Indi, SHBA: Gati të dërgojmë një ekip kërkim-shpëtimi

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia në Indi, SHBA: Gati të dërgojmë një ekip

Qeveria amerikane ka njoftuar se është gati të dërgojë një ekip për të ndihmuar në gjetjen e trupave pas rrëzimit të avionit të Air India. SHBA njoftoi se është gati të ndihmojë nëse zyrtarët indianë e kërkojnë këtë.

Administrata Federale e Aviacionit tha se Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit do të ishte përfaqësuesi kryesor i qeverisë amerikane dhe FAA do të ofronte mbështetje teknike. NTSB ndihmon rregullisht në përcaktimin e shkaqeve të rreth 450 aksidenteve ndërkombëtare çdo vit.

Anjë person nuk ka mbijetuar nga rrëzimi i avionit në Indi, i cili do të udhëtonte për në Londër. Avioni Boeing 787-8 Dreamliner u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabad. 

Autoritetet konfirmojnë se disa persona kanë humbur jetën në konviktin e mjekësisë ku u përplas avioni me 242 persona në bord.

Sipas burimeve nga vendngjarja, avioni goditi ndërtesën me fuqi të madhe vetëm disa minuta pas ngritjes, duke shkaktuar shpërthim dhe zjarr të madh në ambientet e konviktit.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur trupat e disa viktimave brenda godinës, ndërsa kërkimet vijojnë mes rrënojave për të tjerë të bllokuar.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një bilanc të plotë të viktimave nga bordi i avionit, por burime nga emergjenca njoftojnë për “shumë të vdekur”. Hetimet po vijojnë, ndërsa zyrtarët lokalë kanë shpallur ditë zie kombëtare në shtetin e Gujaratit.

Lini një Përgjigje