TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Janar 2025, 15:05

Tragjedia me 10 viktima në SHBA, FBI rrëzon deklaratën e kryebashkiakes: Nuk ishte sulm terrorist

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia me 10 viktima në SHBA, FBI rrëzon deklaratën e

10 persona humbën jetën ndërsa 35 të tjerë mbetën të plagosur pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish në rrugën Bourbon në qytetin jugor të SHBA-së të New Orleans.

Kryebashkiakja e New Orleans, LaToya Cantrell tha se incidenti po hetohet ndërsa shtoi se ka qenë në kontakt me Shtëpinë e Bardhë dhe guvernatorin e Luizianës.

Ajo u shpreh gjithashtu se incidenti me gjasë është një sulm terrorist. Kjo deklaratë u hodh poshtë nga FBI-ja.

Agjentja speciale Alethea Duncan e Byrosë Federale të Hetimit (FBI) ka marrë përsipër hetimet, duke thënë: “Ky nuk është një sulm terrorist”.

Nuk është e qartë pse deklaratat e FBI-së dhe kryetares së bashkisë për incidentin ndryshojnë, por BBC raporton se mediat po punojnë për të zbuluar më shumë.

Agjentja speciale e FBI-së tha se gjetur një mjet i mundshëm shpërthyes. Ajo i bën thirrje publikut të qëndrojë larg zonës derisa situata të jetë më e qartë.

Lini një Përgjigje