TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Maj 2026, 22:49

"Tradhti virtuale”, Trump sulmon mediat amerikane për luftën me Iranin

Shkruar nga Pamfleti
"Tradhti virtuale”, Trump sulmon mediat amerikane për
Trump duke u nisur drejt Kinës

Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar ashpër mediat amerikane për mënyrën si po raportojnë mbi luftën SHBA-Izrael kundër Iranit, duke deklaruar se raportimet sipas të cilave Teherani “po ecën mirë” ushtarakisht kundër Uashingtonit përbëjnë “tradhti virtuale”.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump shkroi se media po “ndihmon armikun”, pa specifikuar se cilave raportime apo mediave u referohej.

“Ata po ndihmojnë dhe mbështesin armikun! Kjo vetëm i jep Iranit shpresa të rreme kur nuk duhet të ketë asnjë. Këta janë frikacakë amerikanë që janë kundër vendit tonë”, deklaroi presidenti amerikan.

Trump shtoi më tej se “vetëm humbësit, mosmirënjohësit dhe budallenjtë mund të argumentojnë kundër Amerikës”.

Presidenti amerikan dhe anëtarë të tjerë të administratës së tij kanë kritikuar vazhdimisht mediat amerikane për mbulimin kritik të luftës me Iranin.

Sipas CNN, që citon zyrtarë anonimë të njohur me çështjen, Trump ka ushtruar presion personal ndaj Departamentit amerikan të Drejtësisë për të lëshuar urdhra gjyqësorë ndaj gazetarëve që raportojnë mbi luftën, me qëllim identifikimin e burimeve të tyre.

trump media irani

Lini një Përgjigje