
Një jaht luksoz rreth 50 metra i gjatë me 22 persona në bord u fundos për shkak të motit të keq që goditi brigjet e Palermos.
Jahti “Bayesian” u fundos në det rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm. 15 prej tyre u shpëtuan nga patrullat e rojës bregdetare dhe zjarrfikësit. Ndërkohë një trup i pajetë është gjetur, ndërsa 6 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.
Mjeti lundrues u fundos për shkak të tornados që goditi zonën. E trishtë është historia e Charlotte, nënës 35-vjeçare e mbetur në mëshirën e dallgëve së bashku me vajzën e saj 1-vjeçare Sofia. Ajo ka rrëfyer se si arriti të shpëtojë të bijën mes “tërbimit” të dallgëve.
“Për dy sekonda humba vogëlushen në det, pastaj menjëherë e përqafova sërish mes tërbimit të dallgëve. E mbajta fort, pranë meje, ndërsa deti ishte i stuhishëm. Shumë bërtisnin. Për fat, erdhi varka e shpëtimit”, tha ajo.
Lini një Përgjigje