TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Prill 2025, 09:15

Tjetër tragjedi në Itali! 19-vjeçari vret të atin pasi abuzonte me nënën e tij

Shkruar nga Pamfleti
Tjetër tragjedi në Itali! 19-vjeçari vret të atin pasi
Polcia italiane

Një tragjedi familjare ka ndodhur në zonën e qytetit të Trentos në Italinë verilindore, kur një 19-vjeçar goditi me thikë për vdekje babanë e tij 46-vjeçar.

Sipas mediave italiane, 19-vjeçari dyshohet se ka vrarë të atin ditën e djeshme për të mbrojtur nënën e tij, e cila dyshohej se ishte abuzuar prej kohësh nga i shoqi.

"Nuk kishte alternativë tjetër, e vrava me thikë sepse vazhdoi të abuzonte me nënën time. Menjëherë pas kësaj bëra gjithçka që munda për ta mbajtur në jetë por nuk ia dola dhe lajmërova policinë", tha i riu para prokurorëve.

19-vjeçari ka pritur policinë pranë trupit të të atit dhe është dërguar në burg.

Kjo është një familje me origjinë boshnjake, e integruar plotësisht në realitetin social të rajonit. Siç thanë shumë fqinjë, deri më tani nuk ka pasur tensione të dukshme.

Ky rast, duket se ka shumë pika të përbashkëta me atë të 18-vjeçarit Alex Kotoia, i cili më 30 prill 2020 vrau të atin, me 34 plagë me thikë. Më pas, gjatë rrëfimit të tij, ai pretendoi se ishte detyruar të vriste babanë e tij për të ndihmuar nënën e tij, e cila ishte viktimë e rrahjeve dhe kërcënimeve të vazhdueshme nga i shoqi. I riu, pas vendimit të Gjykatës së Lartë që kërkonte rigjykim, u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit të Torinos dhe pas disa muajsh vendosi të merrte mbiemrin e nënës së tij.

19-vjeçari vret të atin në itali

Lini një Përgjigje