TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Shtator 2024, 09:41

Tjetër shpërthim me eksploziv në Gjermani, dyshohet sulm terrorist; një i plagosur rëndë

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër shpërthim me eksploziv në Gjermani, dyshohet sulm

Një sulm me lëndë plasëse, raportohet se ka ndodhur në Gjermani.

Një shpërthim tronditi qendrën e qytetit gjerman të Këlnit herët në mëngjesin e sotëm, pasi shkaktoi të paktën një të plagosur.

Ngjarja ndodhi pak ditë pasi pati një tjetër sulm me shpërthim në një klub nate, ditën e hënë (16 Shtator).

 Sipas policisë gjermane, rreth orës 05:00 të mëngjesit ka ndodhur një shpërthim në një dyqan veshjesh në Ehrenstrasse, disa qindra metra larg klubit Vanity të goditur të hënën, raporton "La Repubblica".

Një kalimtar 40-vjeçar ka mbetur i plagosur lehtë dhe është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit. Sipas DPA, policia është ende në kërkim të të dyshuarit, pasi besohet për një akt të qëllimshëm dhe ka dyshime gjithashtu se mund të jetë edhe sulm terrorist.

Nëse ka një lidhje mes dy rasteve, tashmë është pjesë e hetimit, duke ndjekur edhe lidhjet mes ngjarjeve të mëparshme.

Gjermania është goditur nga disa sulme radhazi në qytete të ndryshme, në atë që cilësohet si “Xhihadi i ri”, pasi aktivizohen edhe fëmijë të mitur dhe që quhen “ujqër të vetmuar”, pasi përdorin edhe mjete jo të fuqishme shkatërruese si eksplozivët për të goditur, siç janë thikat.

Lini një Përgjigje