TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Maj 2023, 22:24

Tjetër “tërmet” në Stamboll, Turqia rrëshqet në Balotazh; Sulltanit i dridhet toka nën këmbë

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër “tërmet” në Stamboll, Turqia rrëshqet

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka marrë një “shuplakë” nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale.  Kur janë numëruar 90 për qind e votave në Turqi, duket se Erdogan do të shkojë në Balotazh se bashku me kandidatin e opozitës Kemal Kilicdaroglu.

Pavarësisht se Erdogan e nisi në avantazh, Kilicdaroglu rikuperoi më vonë dhe aktualisht nga 90 për qind të votave të numëruara, Erdogan kryeson me 49.94% përballë Kemal Kilicdaroglu, i cili ka 44.3%. Muharrem Ince 0.47%, ndërsa Sinan Oğan 5.3%.

Tjetër “tërmet” në Stamboll, Turqia rrëshqet

Rënie Erdogan ka pësuar edhe në vendet në Parlament, ku koalicioni i tij kryeson me 36,02 % që përkthehet në 269 deputetë. Koalicioni opozitarë renditet i dyti 24,59% ose 168 deputetë. Parti e Ince 10,06% ose 52 deputetë, ndërsa partia e Oğan ndodhet në 9,97% ose 46 deputetë.

Tjetër “tërmet” në Stamboll, Turqia rrëshqet

Nëse rezultati vazhdon në këtë trend dhe për pjesën e mbetur të kutive, Turqia zyrtarisht shkon në balotazh dhe dy më të votuarit Erdogan dhe Kilicdaroglu do të përballen më 28 maj, ku do të përcaktohet dhe Presidenti i ri i Turqisë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë kandidati i opozitës, Kemal Kılıçdaroglu me anë të një postimi në Twitter, ku u shpreh se përqindja e votave të Recep Tayyip Erdoğan filloi mbrëmjen me 60% dhe tani ka rënë nën 50%.

Ai u kërkoi zyrtarëve zgjedhorë që të qëndrojnë vigjilentë dhe të mos braktisin postet e tyre gjatë pjesës tjetër të mbrëmjes.

Erdogan, i cili filloi me 60%, tani ka rënë nën 50%. Vëzhguesit e fletëvotimeve dhe zyrtarët e këshillit zgjedhor nuk duhet të largohen kurrë nga vendet e tyre. Nuk do të flemë sonte o populli im. Unë paralajmëroj YSK [komisionin zgjedhor], ju duhet të jepni të dhëna nga provincat”, tha Kılıçdaroğlu

Gjithashtu dhe presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka postuar në Twitter për të kritikuar përpjekjet e opozitës për të shpallur rezultatin para kohe.

Ndërsa zgjedhjet u mbajtën në një atmosferë kaq pozitive dhe demokratike dhe numërimi i votave ende po vazhdon, përpjekja për të shpallur rezultatet me ngut përbën një uzurpim të vullnetit kombëtar. Kërkoj nga të gjithë zyrtarët dhe kolegët e mi të qëndrojnë në kutitë e votimit, sido që të jetë, deri në përfundimin zyrtar të rezultateve. I përgëzoj të gjithë qytetarët që votuan në emër të demokracisë dhe po marrin pjesë në punën zgjedhore”, tha Erdogan

erdogan zgjedhjet turqi balotazh

Lini një Përgjigje