TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Dhjetor 2024, 09:15

TikTok në shënjestër të qeverive, kompania kineze gjobitet me 10 mld dollarë

Shkruar nga Pamfleti
TikTok në shënjestër të qeverive, kompania kineze gjobitet
TikTok

Gjykata e Lartë e Venezuelës ka urdhëruar TikTok të paguajë një gjobë prej 10 milionë dollarësh brenda tetë ditëve, për shkak të “neglizhencës” së platformës në parandalimin e përhapjes së sfidave virale që kanë rezultuar me pasoja fatale.

Sipas gjykatës, TikTok nuk ka marrë masat e duhura për të ndaluar publikimet e rrezikshme, të cilat kanë shkaktuar vdekje dhe dëme të tjera.

Me këtë shumë parash, autoritetet e Caracas do të krijojnë një "fond për viktimat e TikTok", që ka për qëllim kompensimin e dëmit psikologjik, emocional dhe fizik të shkaktuar, veçanërisht tek fëmijët dhe adoleshentët.

Ky vendim vjen pas një hetimi që filloi më 21 nëntor, pas vdekjes së tre adoleshentëve dhe helmimit të 200 të tjerëve nga këto sfida.

Pak ditë më parë dhe qeveria e Shqipërisë vendosi të ndalojë me 1 vit TikTok, me kryeministrin Rama që konfirmoi në konferencën e fundit për gazetarët se procesi për mbylljen e “rrugaçit të lagjes” do të zgjasë 6-8 javë. 

tiktok venezuela

Lini një Përgjigje