Këshilli i Lartë i Bashkëpunimit Greqi-Turqi pritet të mblidhet në Ankara përpara mesit të shkurtit, me pjesëmarrjen e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. Takimi, që pritet të zhvillohet pak ditë para nisjes së Ramazanit, shihet si një përpjekje për të mbajtur të hapura kanalet e komunikimit dhe për të ruajtur qetësinë në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Datat më të mundshme për takimin do të jenë midis 9 dhe 13 shkurtit.
Sipas një burimi të ERT-së se “mbajtja e kanaleve të hapura të komunikimit konsiderohet absolutisht e nevojshme për të shmangur krizat dhe për të siguruar qetësinë në marrëdhëniet greko-turke”.
Siç e vuri në dukje karakteristikisht i njëjti burim, “Athina dhe Ankaraja ndajnë pikëpamjen se çështjet që kanë të bëjnë me të dy vendet duhet të diskutohen në një nivel dypalësh”. Ai madje theksoi se “mund të imagjinohet lehtësisht se si do të ishin gjërat nëse, në këtë mjedis pasigurie globale, marrëdhëniet greko-turke do të ishin prishur”.
Megjithëse siç theksoi ai “nuk është arritur konvergjenca mbi çështjet themelore”, është bërë e mundur “të shmangen tensionet serioze dhe të mbahen çështjet që në të kaluarën çuan në kriza në një nivel të ulët”.
Lidhur me pritjet e palës greke, burimi më i lartë diplomatik tha se Athina pret një diskutim konstruktiv, duke sqaruar megjithatë se “kushtet për hapin e madh nuk ekzistojnë ende”.
Siç sqaroi ai, Greqia dhe Turqia nuk janë në gjendje të hyjnë në një diskutim thelbësor mbi shelfin kontinental dhe kufinjtë detarë, pasi nuk ka një qëndrim të përbashkët në lidhje me fushëveprimin e tyre, një çështje që pala greke e konsideron të panegociueshme.
“Ne nuk do të hyjmë në një diskutim për asnjë çështje sovraniteti”, theksoi ai.
Axhenda e Këshillit Suprem të Bashkëpunimit do të formohet, sipas të njëjtit burim, në bazë të axhendës pozitive dhe dialogut politik që po zhvillohet aktualisht midis Athinës dhe Ankarasë.
Lini një Përgjigje