
Tre persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën pasi një anije me turistë francezë u përmbys pranë Portit Sultan Qaboos në Oman.
Policia Mbretërore e Omanit konfirmoi ngjarjen, duke shtuar se ndodhi në Wilayat të Muttrah.
Në një postim në rrjetet sociale në X, ajo njoftoi se anija mbante 25 turistë me kombësi franceze, përfshirë guidën turistike dhe kapitenin e anijes.
“Incidenti rezultoi në vdekjen e tre turistëve dhe lëndime të lehta të dy të tjerëve, të cilët u trajtuan në vend nga ekipet e ambulancës nga Autoriteti i Mbrojtjes Civile dhe i Ambulancës”, tha ai.
Autoritetet konfirmuan se hetimet janë duke vijuar për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e incidentit.
Lini një Përgjigje