TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Shtator 2025, 19:11

Tensioni i lartë në Balltik, BE reagon pas hyrjes së paautorizuar të avionëve në qiellin e Estonisë: Provokim

Shkruar nga Pamfleti

Tensioni i lartë në Balltik, BE reagon pas hyrjes së paautorizuar

Tre avionë luftarakë rusë që shkelën hapësirën ajrore të Estonisë janë ndaluar nga NATO, ka bërë të ditur aleanca ushtarake. Ministria e Jashtme e Estonisë në Tallinn e dënoi shkeljen si një veprim “të paturpshëm”.

Ndërkohë, diplomatja e lartë e BE-së dhe njëherazi ish-kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, e quajti këtë shkelje “një provokim jashtëzakonisht të rrezikshëm”.

Në një postim në platformën X, Kallas u shpreh se BE-ja “do të vazhdojë të mbështesë shtetet anëtare në forcimin e mbrojtjes së tyre përmes burimeve evropiane”, duke shtuar se Presidenti rus Vladimir Putin “po teston vendosmërinë e Perëndimit. Nuk duhet të tregojmë dobësi”.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një postim të ngjashëm në X, tha: “Do t’i përgjigjemi çdo provokimi me vendosmëri, ndërkohë që do të investojmë më tej në forcimin e krahut lindor të BE-së. Ndërsa kërcënimet rriten, edhe presioni ynë do të rritet.”

Mediat estoneze raportojnë se avionët rusë kishin të fikur transponderët gjatë shkeljes ajrore.

Javën e kaluar, ushtria e Polonisë deklaroi se kishte rrëzuar të paktën tre dronë rusë, ndërsa kryeministri Donald Tusk njoftoi se gjithsej 19 dronë ishin futur në hapësirën ajrore polake.

Lini një Përgjigje