TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Shtator 2023, 19:03

Telashe për Kievin, republikanët kundërshtojnë miratimin e paketës së ndihmës prej 24 mld dollarësh për Ukrainën

Shkruar nga Pamfleti

Telashe për Kievin, republikanët kundërshtojnë miratimin e

Gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë, Zelensky takoi kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy dhe disa senatorë, ku ju kërkoi më shumë financime për luftën në Ukrainë.

McCarthy kreu i Dhomës së Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët, kohët e fundit ka treguar shenja të mbështetjes së lëkundur për luftën në Ukrainë.

Presidenti Joe Biden i ka kërkuar Kongresit më shumë se 24 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe për shqetësime të tjera ndërkombëtare, por republikanët kanë thënë se paratë duhet të shpenzohen për shqetësimet brenda vetes.

McCarthy u tha gazetarëve se nuk do të angazhohej për të votuar këtë vit një paketë ndihme prej 24 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Ne duhet të kujdesemi për shtëpinë tonë fiskale këtu në Amerikë. Unë jam më se i gatshëm t’i kushtoj vëmendje problemeve brenda vendit. Por e vetmja gjë që di është se presidenti është i fokusuar vetëm për të ndihmuar Ukrainën, 10,000 njerëz sapo kaluan kufirin dhe dëshiron ta injorojë këtë”, tha McCarthy.

ukraina paketa republikanët

Lini një Përgjigje