TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Mars 2025, 20:23

Të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare në Rusi, disa persona të plagosur (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në një qendër tregtare në zonën e Mytishchi, në Moskë të Rusisë.

Sipas mediave ruse, autori është arrestuar nga policia menjëherë në vendngjarje. Sipas një deklarate të ministrisë, incidenti ndodhi në qendrën tregtare pasi një individ u përplas me rojet e sigurisë. Gjatë sherrit, autori i dyshuar dyshuari ka hapur zjarr, duke lënë të plagosur 3 persona.

TASS raporton se departamenti i policisë lokale mori një telefonatë për të shtënat e armëve në qendrën tregtare Krasny Kit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin, ndërsa qendra tregtare është evakuuar.

Lini një Përgjigje