TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Prill 2025, 16:43

Tarifat e Trump japin efektet e para, 50 shtete kontaktojnë SHBA-në për të negociuar marrëveshje të reja tregtare!

Shkruar nga Pamfleti

Tarifat e Trump japin efektet e para, 50 shtete kontaktojnë SHBA-në

Tarifat e SHBA-së kanë alarmuar mbarë botën me pasojat e tyre që nisën të japin efekt orë para se ato të hynin në fuqi. Kjo ka detyruar vende të cilat eksportin drejt SHBA-së e kanë jetike që të kërkojnë një marrëveshje.

Siç thotë dhe vetë drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar të SHBA-së Kevin Hassett, më shumë se 50 vende kanë kontaktuar Shtëpinë e Bardhë për fillimin e negociatave tregtare.

Hassett mohoi gjithashtu se tarifat e Presidentit Trump janë një mënyrë indirekte për të bërë presion ndaj Rezervës Federale të SHBA për të ulur normat e interesit.

Në një intervistë për NBC News, sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent minimizoi alarmin për rënien e çmimeve të aksioneve në bursa që nga njoftimi i Trump për vendosjen e tarifave, duke theksuar se “nuk ka asnjë arsye” për të shkaktuar kushte recesioni ekonomik nga vendosja e tarifave.

“Mbrëmë mora një raport nga zyra e përfaqësuesit të tregtisë së SHBA, USTR se më shumë se 50 vende kanë kontaktuar presidentin për të filluar negociata. Por ata po e bëjnë këtë sepse e kuptojnë që bartin shumë tarifa.

Nuk mendoj se do të shihni një efekt të madh te konsumatori në SHBA, sepse mendoj se arsyeja pse ne kemi një deficit tregtar të vazhdueshëm dhe afatgjatë është se këta njerëz kanë ofertë shumë joelastike”, tha Hasset. 

Lini një Përgjigje