TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Prill 2025, 14:19

Tentuan të grabisin 200 mijë euro, si u arrestuan 3 hajdutët

Shkruar nga Pamfleti

Tentuan të grabisin 200 mijë euro, si u arrestuan 3 hajdutët

Tre persona u arrestuan nga policia gjermane në Berlin, pasi tentuan ti merrnin me dhunë një 58-vjeçari një shumë prej 200 mijë eurosh, që sapo i kishte tërhequr nga banka.

Burri po i mbante eurot në një qese plastike kur u sulmua nga 3 persona.

Rastësisht në vendin e ngjarjes ishin edhe dy policë civilë, që ndërhynë menjëherë.

Sipas mediave gjermane, 58-vjeçari u sulmua fizikisht nga një 21-vjeçar në Hardenbergstrasse në Berlin-Charlottenburg, sapo burri doli me një shumë të madhe parash nga dega e Volksbank.

Oficerët nga seksioni 25 i Berlinit vëzhguan sulmin dhe e ndoqën autorin në arrati në Knesebeckstrasse. Aty grabitësi u arrestua.

Dy bashkëpunëtorë të dyshuar, të moshës 31 dhe 49 vjeç, janë arrestuar nga punonjës të tjerë policie. Treshja iu dorëzua policisë kriminale vendase dhe u procedua për identifikim.

Lini një Përgjigje