TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Prill 2025, 14:04

“Globalizimi ka mbaruar”, alarmi nga Britania e Madhe: Njerëzit të përgatiten se gjërat do bëhen më të vështira

Shkruar nga Pamfleti

“Globalizimi ka mbaruar”, alarmi nga Britania e Madhe: Njerëzit

Epokës së globalizimit siç e njohim ne 'ka ardhur në fund', thotë ministri britanik i Thesarit, Darren Jones.

Ai ka folur me Laura Kuenssberg në programin e saj politik të BBC të dielën.  Jones tha se njerëzit duhet të përgatiten që gjërat të jenë më të vështira në ekonominë globale.

“Globalizimi ka “mbaruar” pas tarifave të reja”, tha ai. i pyetur nëse epoka e modës së shpejtë ose të lirë ka mbaruar, Jones tha: "po, ka mbaruar. Globalizimi, siç e kemi njohur në dekadat e fundit, ka marrë fund."

“Është në interesin më të mirë të ekonomisë dhe punëtorëve britanikë që “të arrijnë marrëveshje tregtare përtej linjës”, tha ai, referuar zhvillimeve të pritshme pas shpalljes së tarifave.

Jones tha se qeveria mendon se një marrëveshje me Trump për tarifat mund të arrihet, me bisedime në vazhdim. "Ne shpresojmë të bëjmë një marrëveshje," tha Jones, duke shtuar se "ne kemi një rezultat më të mirë se vendet e tjera të krahasueshme si pasojë e diplomacisë sonë".

 

Lini një Përgjigje