TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Prill 2025, 13:37

Sulmet ndaj Ukrainës, Zelensky: Presioni ndërkombëtar ndaj Rusisë, i pamjaftueshëm

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet ndaj Ukrainës, Zelensky: Presioni ndërkombëtar ndaj

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka denoncuar se, javën e fundit, Rusia ka lëshuar mbi 1,460 bomba ajrore, rreth 670 drone sulmuese dhe më shumë se 30 raketa të llojeve të ndryshme kundër Ukrainës.

Vetëm mbrëmë, sipas tij, më shumë se 20 sulme goditën vendin.

“Presioni ndërkombëtar ndaj Rusisë është ende i pamjaftueshëm dhe këtë e demonstrojnë bombardimet e përditshme në territorin tonë”, ka shkruar Zelensky në një postim në Facebook.

Sipas Zelensky, numri në rritje i sulmeve ajrore zbulon synimet reale të Kremlinit: të vazhdojë fushatën e terrorit për aq kohë sa bota e lejon.

“Çdo sulm është kundër njerëzve tanë, fëmijëve tanë. Ata po bëjnë luftë edhe ndaj fëmijëve që luajnë në parqe. Unë u shpreh ngushëllimet e mia familjeve të viktimave dhe falënderoj ata që po ndihmojnë për të shpëtuar jetë", tha Zelensky.

Presidenti shtoi se këto sulme përfaqësojnë përgjigjen e Vladimir Putin ndaj përpjekjeve diplomatike ndërkombëtare.

“Rusia nuk dëshiron të ndalet. Secili nga partnerët tanë, nga Shtetet e Bashkuara në Evropë, e ka parë qartë këtë. Për këtë arsye, presioni duhet të vazhdojë: kjo është mënyra e vetme për të garantuar sigurinë dhe për të afruar paqen”, përfundoi ai.

 

Lini një Përgjigje