TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Korrik 2023, 13:08

Takimi me Zelenskyn, Stoltenberg: Urgjente tani është furnizimi i Ukrainës me armë

Shkruar nga Pamfleti

Takimi me Zelenskyn, Stoltenberg: Urgjente tani është furnizimi i

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp me presidentin ukrainas, Volodmyr Zelensky, në samitin e NATOS, e cila po mbahet në Vilniusi tha se gjëja më urgjente ishte sigurimi i armëve të mjaftueshme për Ukrainën dhe sa më shumë mbështetje raketore dhe mbrojtje ajrore.

Ai gjithashtu shtoi se nëse Ukraina nuk e fiton këtë luftë atëherë nuk do të ketë anëtarësim për të diskutuar.

"Sepse nëse Ukraina nuk e fiton këtë luftë, nuk do të ketë anëtarësim për të diskutuar. Natyrisht garancitë, dokumentet, këshillat, takimet janë të rëndësishme. Por gjëja më urgjente është sigurimi i armëve të mjaftueshme për Ukrainën. Kjo është arsyeja pse është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne kemi parë njoftime të reja nga aleatët, si Franca dhe Gjermania, për të ofruar më shumë mbështetje raketore dhe mbrojtje ajrore”, tha Stoltenberg.

stoltengerb zelensky ukraine arme

Lini një Përgjigje