TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Korrik 2023, 10:45

Nga Rama dhe Meloni me kallashnikov në dorë te Macron si “Napoleoni”, publikohet videoja virale e liderëve të Samitit të NATO-s

Shkruar nga Pamfleti

Nga Rama dhe Meloni me kallashnikov në dorë te Macron si

Që nga dita e djeshme, sytë e të gjithë planetit janë përqendruar në Vilnius të Lituanisë, pasi aty po zhvillohet Samiti i vendeve anëtare të NATO-s, ku debati kryesor është çështja e Ukrainës.

Një përdorues i 'Twitter-it' mendoi të përdorte mundësitë që ofron inteligjenca artificiale për të përgatitur një video për shtetet anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Në video, të gjithë liderët e vendeve anëtare të NATO-s shfaqen si ushtarë, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama.

Aty shfaqet Emmanuel Macron si “Napoleon”, i ndjekur nga liderë si Justin Trudeau i Kanadasë, Olaf Scholz, Joe Biden me mesazhin "është koha e NATO-s, Jack", Rishi Sunak si një transportues, Georgia Meloni me automatik në sheshin e Shën Pjetrit, Rexhep Tajip Erdogan përballë një aeroplani.. e shumë të tjerë të transformuar.

rama meloni kallashnikov macron samiti i natos

Lini një Përgjigje