TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Gusht 2023, 21:15

Takimi me Zelenskyn, SHBA mesazh Vuçiçit të largohet një herë e mirë nga Putini

Shkruar nga Pamfleti
Takimi me Zelenskyn, SHBA mesazh Vuçiçit të largohet një
Takimi-Vuçiç në Athinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ja kanë bërë të qartë Vuçiçit se ka ardhur koha të ndahet një herë e mirë nga Rusia.  

Teksa presidenti serb pati në Athinë një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe e garantoi se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës, SHBA kërkon që të mos ketë vetëm fjalë.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha në një intervistë me programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës tha se Beogradi duhet të rreshtohet në një linjë me vendet perëndimore. Sipas tij, ka ardhur koha që Beogradi të vendosë sanksione ndaj Moskës.

Qëndrimi ynë për sanksionet është shumë i qartë. Ne mendojmë se të gjithë duhet t'u bashkohen sanksioneve. Sigurisht që vendet që aspirojnë t'i bashkohen Evropës duhet t'u bashkohen sanksioneve dhe ne mendojmë se është gjëja e duhur për të bërë. Çështja, ju e dini, është se ka shumë vende të vogla që janë pjesë e sanksioneve dhe kjo ka qenë e dëmshme për to, por e bënë këtë sepse është në interes të së mirës më të madhe dhe grupit më të madh që është Bashkimi Evropian. Kështu që ne do të dëshironim të shihnim Serbinë të bënte të njëjtën gjë, t'u bashkohej sanksioneve dhe ta bënte atë pjesë të ecjes drejt të qenit në sistemet euro-atlantike”, tha ai.

Sa i përket takimit me presidentin Zelensky, ai e cilësoi si një pamje të mirë. Ambasadori tha se ishte jashtëzakonisht i kënaqur që pa presidentin serb dhe presidentin ukrainas të ulur së bashku.

Serbia dhe Ukraina kanë një histori të gjatë, marrëdhënie të mira. Ndaj mendoj se ishte shumë e rëndësishme që ata të dy të uleshin, të shkëmbenin pikëpamje dhe të diskutojnë se cila do të jetë e ardhmja e Evropës, sepse do të ketë ndryshime. Kjo çështje nuk do të vazhdojë përgjithmonë dhe duhet të shohim se si do të zhvillohen gjërat. Unë besoj se këta muajt e fundit kanë qenë shumë të rëndësishëm për popullin serb për të parë se çfarë është në të vërtetë Rusia dhe faktin se Serbia me të vërtetë duhet të lëvizë drejt perëndimit dhe të jetë në sistemet euro-atlantike”, shtoi ai.

Ambasadori u ndal dhe te shpallja “non grata”  e Aleksandër Vulin. Ai tha se vendimi ka të bëjë me individin dhe jo me institucionet. Ai u shpreh se zyrtarët e DASH nuk marrin kot vendime të tilla, duke e bërë të qartë se dosja është kopsitur.

vucic zelensky

Lini një Përgjigje