TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Mars 2025, 08:38

Takimi me Zelenskyn, Meloni "këshillohet" me Trump përpara mbërritjes në Londër

Shkruar nga Pamfleti

 

Takimi me Zelenskyn, Meloni "këshillohet" me Trump përpara
Giorgia Meloni dhe Donald Trump

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka zhvilluar mbrëmjen e të shtunës një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA, Donald Trump.

Biseda telefonike vjen pak orë para takimit të Melonit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Londër. 

“Palazzo Chigi” konfirmoi komunikimin mes Melonit dhe Trump ku në fokus ka qenë Ukraina dhe përpjekjet për t’i dhënë fund luftës 3-vjeçare me Rusinë.

Kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer do të presë një Samit në Londër që do të fokusohet në garancitë e mbrojtjes dhe sigurisë për Ukrainën ku do të marrin pjesë liderët europianë.

Takimi është pjesë e një përpjekje më të gjerë koordinimi Mbretëri e Bashkuar-Bashkimi Europian për një front të ri mbrojtje për kontinentin dhe ndihmën e ardhshme usharake për Ukrainën.


Në takim ishin të ftuarit liderët e Italisë, Gjermanisë, Francës, Danimarkës, Holandës, Norvegjisë, Polonisë, Spanjës, Turqisë, Finlandës, Suedisë, Republikës Çeke dhe Rumanisë. Pritet të marrin pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, Presidentja e Komisioni Europian, Ursula von der Leyen si dhe kreu i Këshillit Europian, Antonio Costa.

giorgia meloni trump zelensky

Lini një Përgjigje