TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Shtator 2025, 17:29

Takimi me udhëheqësit arabë, Trump bën premtimin e fortë: Nuk do lejojë Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor!

Shkruar nga Pamfleti

Takimi me udhëheqësit arabë, Trump bën premtimin e

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u ka premtuar udhëheqësve arabë se nuk do ta lejojë Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor.

Trump u ul ditën e sotme me disa udhëheqës arabë dhe myslimanë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së mbrëmë.

Dy persona të njohur me takimin thanë gjithashtu se Trump dhe ekipi i tij paraqitën një dokument të bardhë që përshkruante planin e administratës për t'i dhënë fund luftës në Gaza, duke përfshirë premtimin e aneksimit dhe detaje të tjera si qeverisja dhe siguria pas luftës.

Kjo vjen mes frikës në rritje për qëllimet e Izraelit, pasi projekti kontrovers i kolonëve E1 në Bregun Perëndimor u miratua së fundmi. Përpara bisedimeve, Trump u tha gazetarëve se takimi me udhëheqësit arabë ishte "më i rëndësishmi" i ditës.

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, tha se takimi ishte “i frytshëm”, por nuk dha më shumë detaje.

Lini një Përgjigje