TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Shtator 2025, 17:02

Moska provokon Gjermaninë, ministri i Mbrojtjes ngre alarmin: Avioni rus fluturoi mbi fregatën tonë detare!

Shkruar nga Pamfleti

Moska provokon Gjermaninë, ministri i Mbrojtjes ngre alarmin: Avioni rus

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius, në fjalimin e tij para Bundestag-ut është shprehur se një avion ushtarak rus ka fluturuar mbi një fregatë të Marinës Gjermane në Detin Baltik

Ministri e krahasoi incidentin me ndërhyrjen e dronëve dhe avionëve luftarakë rusë në hapësirën ajrore polake dhe estoneze.

Këto incidente, që ndodhin vetëm brenda pak ditësh, “demonstrojnë qartë se Rusia po i teston gjithnjë e më shumë kufijtë e saj, përfshirë edhe kundër shteteve anëtare të NATO-s”, shtoi ai, raporton “La Repubblica”.

Tensionet gjatë javëve të fundit mes Rusisë dhe vendeve të NATO-s, teksa fillimisht me te dronë shkeli hapësirën ajrore të Polonisë dhe më tej me avionë spiunë atë të Estonisë për 12 minuta.

NATO ka paralajmëruar Kremlinin se do aktivizojë Nenin nr. 4 dhe do i kundërpërgjigjet, teksa kërcënon se do rrëzojë avionët rusë nëse shkelin përsëri hapësirën ajrore të vendeve anëtare.

Lini një Përgjigje