Kryeministria serbe, Ana Brnabiç ka folur rreth dialogut Kosovë-Serbi një ditë para takimit që do mbahet në Bruksel mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç.
Brnabiç u shpreh se nesër nuk do të jetë një ditë e lehtë për kombin serb, por shtoi se vijat e kuqe të Serbisë janë të qarta sa i takon mosnjohjes së Kosovës dhe mosmiratimit për hyrjen e saj në OKB.
“Besoj se Vuçiç do të jetë në gjendje të ruajë interesat kombëtare të shtetit të Serbisë”, tha Brnabiç.
Kryeministria serbe tha se pret që pas këtij raundi të bisedimeve të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Ndërsa e pyetur për letrën e Francës, Gjermanisë dhe Italisë drejtuar Vuçiç-it, Brnabiç nuk ka pranuar ta komentojë.
Lini një Përgjigje