TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Shkurt 2023, 14:42

Mijëra euro për propagandë në rrjetet sociale, Facebook i mbyll profilet partisë së Vuçiç

Shkruar nga Pamfleti
Mijëra euro për propagandë në rrjetet sociale, Facebook i
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç

Kompania e rrjeteve sociale “Meta” e cila ka në përbërje Facebook dhe Instagram raporton se ka mbyllur me dhjetëra profile të rreme të Partisë Përparimtare Serbe, e Aleksandar Vuçiç të cilat përdoreshin për propagandë.


Sipas raportit për tremujorin e fundit të vitit 2022, META bën me dije se ka mbyllur 5374 profile dhe 12 grupe në Facebook si dhe 100 llogari në Instagram të SNS.


Duke iu referuar deklaratave të Meta, SNS ka shpenzuar mbi 150 mijë euro për propagandë pro-qeveritare në këto dy rrjete sociale.


Këto llogari funksiononin në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra dhe përmbajtja e tyre arriti në qindra mijëra njerëz, përpara se të pezulloheshin.

vuçiç serbi

Lini një Përgjigje