TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Shkurt 2023, 11:59

Plani i Kinës për paqen në Ukrainë, Biden: Nëse i pëlqen Putinit, nuk bën

Shkruar nga Pamfleti
Plani i Kinës për paqen në Ukrainë, Biden: Nëse i
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka hedhur poshtë planin e propozuar të paqes të Kinës për luftën në Ukrainë të premten, duke sugjeruar se zbatimi i tij do të kishte përfitime vetëm për Rusinë.

“Nëse Putini është duke e duartrokitur, atëherë si mund të jetë mirë? Unë nuk kam parë asgjë në plan që do të tregonte se ka diçka që do të ishte e dobishme për këdo tjetër përveç Rusisë nëse plani kinez do të ndiqej.” tha Biden.

Përtej kritikave të tij ndaj planit të paqes, Biden hodhi poshtë plotësisht nocionin e negociatave të paqes nga Kina në luftë, duke e quajtur atë joracionale.

“Ideja se Kina do të negociojë rezultatin e një lufte që është një luftë krejtësisht e padrejtë për Ukrainën është thjesht jo racionale.”, tha Biden.

Biden vlerësoi gjithashtu mundësinë që Kina mund t’i sigurojë Rusisë armë vdekjeprurëse, për të cilën zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar ditët e fundit.

Biden gjithashtu nuk pranoi të përshkruante pasojat e armatosjes së Rusisë nga Kina, por sugjeroi se Kina do të përballet me të njëjtat “sanksione të rënda” si çdo vend ose ent tjetër që ka furnizuar me armë Rusinë.

Ministrat e Financave të ekonomive më të mëdha në botë, dështuan të arrijnë konsensus mbi një dokument final, në përfundim të samitit të G20-tës, pasi Kina refuzoi të dënonte pushtimin në Ukrainë.
Pekini nuk pranoi disa pjesë të deklaratës së G20-tës që denonconin me termat më të ashpër agresionin.

Ngërçi në samit erdhi pasi Pekini publikoi një plan për t’i dhënë fund konfliktit i cili shihet nga disa si pro-rus.

Pasi ka qëndruar në prapaskenë që prej nisjes së luftës një vit më pare, Kina i shtoi përpjekjet diplomatike lidhur me konfliktin gjatë javëve të fundit.
Kryediplomati i saj, Wang Yi zhvilloi një tur në Europë që kulmoi me një takim të ngrohte me presidentin rus Vladimir Putin.

Në planin 12 pikësh të paqes, Kina kërkon respekt të sovranitetit, por dokumenti nuk e specifikon se Rusia duhet të tërheqë trupat nga Ukraina dhe nuk e dënon pushtimin rus.

plani i kinës për paqen në ukrainë ukrainë

Lini një Përgjigje