Një tragjedi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali pranë rajonit të Kalabrisë.
Mbi 40 emigrantë kanë humbur jetën, pasi varka ku ato po udhëtonin është përmbytur në brigjet e "Steccato di Cutro", 20 kilometra larg Crotones.
Varka e peshkimit, e mbingarkuar, në të cilën ndodheshin 180 persona është ndarë në dysh, raporton Corriere della Sera.
Sipas dëshmisë të një anëtari të Kryqit të Kuq Italian të pranishëm në vendngjarje, trupat e gjetur deri tani do të ishin rreth 40.
Mes viktimave është një djalë 7-vjeçar, një tjetër 3-vjeçar dhe një i porsalindur.
Por autoritet italiane bëjnë me dije se bilanci përfundimtar i tragjedisë mund të jetë edhe më i rëndë për shkak se në varkë udhëtonin disa dhjetëra persona të tjerë.
Për momentin janë rreth pesëdhjetë persona të shpëtuar ndërsa kërkimet për të mbijetuar të tjerë vazhdojnë.
Varka vinte nga Turqia me emigrantë të ardhur nga Irani, Afganistani dhe Pakistani kishte përfunduar në shkëmbinj për shkak të detit të trazuar.
Sipas asaj që mësohet nga operacionet e shpëtimit, mbi anijen e vjetër ishin rreth 180 emigrantë që nuk i përballuan dot dallgët dhe pothuajse njëqind persona janë aktualisht të zhdukur.
Në vendngjarje ndodhen policia, karabinierët, zjarrfikësit dhe institucionet civile vendase.
Sipas burimeve, emigrantët "nuk kishin kohë të kërkonin ndihmë" për shkak të motit të keq dhe disa nga të mbijetuarit do të kishin arritur në bregdet me mjetet e tyre
Aktualisht janë 30 të vdekur të konfirmuar, por ka ende shumë trupa për t'u gjetur. Në orët në vijim numri i të vdekurve mund të rritet.
Lini një Përgjigje