Filantropisti ameriakan Bill Gates ka treguar frikën që ka në lidhje me inteligjencën artificiale.
Bashkëthemeluesi i Microsoft thotë se kjo teknologji është thelbësore në ndryshimin e jetës sonë, por e tmerron ideja që një “njeri i keq” mund ta marrë atë në dorë.
“Të gjithë kemi frikë se një njeri i keq mund ta bëjë të vetën”, tha Gates në një intervistë për “ABC News”.
Por, nga ana tjetër, Gates nuk është pro ndalimit të zhvillimit të teknologjive të ngjashme me ChatGPT.
“Nëse u thuhet ndal njerëzve të mirë, ndërkohë që të këqinjtë vazhdojnë punën, thjesht po i bëjmë dëm vetes”, shpjegoi Bill Gates, i cili nënvizoi se aq sa të habit për gjërat që bën, inteligjenca artificiale aq edhe të çudit për limitet që ka.
Gjithsesi, sipas Bill Gates, të mirat e inteligjencës artificiale janë më shumë sesa të këqijat.
Ai pranoi se AI vazhdon të befasojë me aftësitë e saj, duke theksuar gjithashtu kufizimet e saj. Ai beson se AI ka potencialin për të sjellë ndryshime të rëndësishme në industri të ndryshme.
“Shpesh habitemi sa mirë është. Ndonjëherë ne habitemi me atë që nuk mund të bëjë siç duhet. Janë ditët e hershme, por revolucionare”, tha Gates.
Në fund të fundit, ai beson se anët pozitive të AI janë më të mëdha se negativet.
“Fusha, më shumë se çdo fushë që njoh, në fakt po fut shumë njerëz të zgjuar, ne duhet të sigurohemi që kjo të jetë e dobishme”, tha Gates.
Lini një Përgjigje