
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka ftuar mercenarët e grupit Wagner në vendin e tij për të trajnuar ushtrinë e tij.
Lukashenko aludoi për ftesën në një fjalim të premten kushtuar Ditës së Pavarësisë së Bjellorusisë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Belta.
“Për fat të keq, ata (mercenarët e Wagnerit) nuk janë këtu. Dhe nëse instruktorët e tyre, siç u thashë tashmë, vijnë dhe na përcjellin përvojën luftarake, ne do ta pranojmë këtë përvojë.", tha Lukashenko.
Ftesa nga Lukashenko vjen vetëm një javë pasi liderit bjellorus iu njoh merita për shuarjen e një kryengritjeje të armatosur nga forcat Wagner kundër Moskës.
Pasojat nga rebelimi i dështuar i shefit të Wagner-it Yevgeny Prigozhin dhe mërgimi i tij në Bjellorusi ka nervozuar vendet baltike.
Është ende e paqartë se sa ushtarë të Wagner-it do të shoqërojnë Yevgeny Prigozhinin në Bjellorusi pas rebelimit së shefit të gripit mercenar kundër Moskës. Por fakti që ata mund të vendosen shumë pranë vendeve balltike, ka shkaktuar shqetësime tek këto vende.
“Nëse Wagner-i i vendos forcat e tij, që janë si vrasësit serialë, në Bjellorusi, të gjitha vendet fqinje përballen me një rrezik edhe më të madh. Në rrethana të tilla, parandalimi dhe mbrojtja është një përparësi kryesore”, tha presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda.
Në korrik, në Vilnius të Lituanisë organizohet takimi i nivelit të lartë të NATO-s, vetëm 35 km larg kufirit nga baza e re Prigozhinit, duke theksuar urgjencën për të forcuar krahun lindor të aleancës. Gjermania njoftoi menjëherë se do të vendosë 4000 trupa të përhershme në Lituani.
“Ai po e humb luftën në vend. Dhe është bërë paksa i çuditshëm në mbarë botën".
Lini një Përgjigje