
Rebelët e rinj u përleshën me policinë dhe plaçkitën dyqanet gjatë mbrëmjes të së premtes në natën e katërt të trazirave në Francë të shkaktuar nga vrasja e adoleshentit 17 vjeçari nga një efektiv policie pasi u ndalua me makinë për një kontroll.
Kjo tragjedi, ka shtuar më shumë presion mbi presidentin Emmanuel Macron pasi ai u bëri thirrje prindërve që të mbanin fëmijët brenda dhe fajësoi mediat sociale për nxitjen e dhunës.
Ndërsa situata dukej disi më e qetë në krahasim me netët e mëparshme, trazirat përfshinë disa qytete në të gjithë vendin.
Zjarrfikësit në periferinë e Parisit të Nanterre, ku ndodhën të shtënat të martën, shuajtën flakët e ndezura nga protestuesit që lanë mbetje të djegura makinash të shpërndara nëpër rrugë. Në periferinë fqinje Colombes, protestuesit përmbysën kazanët e plehrave dhe i përdorën për barrikada të improvizuara.
Plaçkitësit gjatë mbrëmjes hynë në një dyqan armësh dhe u larguan me armë, dhe një burrë u arrestua më vonë me një pushkë gjuetie, tha policia, dhe në Marsejës, oficerët arrestuan gati 90 persona ndërsa grupet e protestuesve ndezën makinat.
Ndërtesat dhe bizneset u vandalizuan gjithashtu në qytetin lindor të Lionit, ku një e treta e rreth 30 arrestimeve të bëra ishin për vjedhje, tha policia. Autoritetet raportuan zjarre në rrugë pasi një protestë e paautorizuar tërhoqi më shumë se 1,000 njerëz më herët në mbrëmje.
Rreth orës 3 të mëngjesit, Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin i tha kanalit kabllor të lajmeve BFMTV se 471 arrestime u bënë gjatë natës. Videoja e publikuar në rrjete sociale, ku duket vrasja e 17-vjeçarit, Nahel.M., shkaktoi zemër në lagjet periferike të Parisit ku racizmi është më i theksuar.
Varrimi i Nahelit është planifikuar për të shtunën, sipas kryebashkiakut të Nanterre, Patrick Jarry, i cili tha se Franca duhet të "shtyjë për ndryshime" në lagjet e pafavorizuara.
Megjithë thirrjet e vazhdueshme të qeverisë për policim të qetë dhe më të rreptë, e premtja pa gjithashtu dhunë të pacipë gjatë ditës. Një dyqan Apple u grabit në qytetin lindor të Strasburgut, ku policia hodhi gaz lotsjellës dhe xhamat e një dyqani të ushqimit të shpejtë u thyen në një qendër tregtare në zonën e Parisit, ku oficerët zmbrapsën njerëzit që përpiqeshin të hynin në një dyqan të mbyllur, thanë autoritetet.
Lini një Përgjigje