TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Dhjetor 2025, 13:28

Strategjia e re e sigurisë, BE i përgjigjet Trumpit: Kemi edhe ne përgjegjësi për paqen! 

Shkruar nga Pamfleti

Strategjia e re e sigurisë, BE i përgjigjet Trumpit: Kemi edhe ne

Bashkimi Evropian ka reaguar lidhur mbi strategjinë e re të sigurisë të propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Sipas burimeve nga Brukseli, Bashkimi Evropian mirëpret përparësinë e dhënë nga strategjia e re e sigurisë së SHBA-së në lidhje me përfundimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Megjithatë, të njëjtat burime nënvizojnë se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë përgjegjësinë për të mbështetur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

“Evropa mbetet strategjikisht dhe kulturalisht jetike për Shtetet e Bashkuara. Tregtia transatlantike mbetet një nga shtyllat e ekonomisë globale dhe prosperitetit amerikan”, raportojnë burimet e Brukselit.

Sipas të njëjtave burime, “Evropa mbështetet te SHBA-ja për mbrojtje. Në vitet e fundit, ne kemi forcuar përpjekjet tona dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.

Ne po forcojmë aftësitë tona mbrojtëse dhe bazën tonë industriale të mbrojtjes. Evropa po rrit masivisht investimet në mbrojtje, si për të forcuar sigurinë e saj ashtu edhe për të vazhduar të kontribuojë me vendosmëri në Aleancë, së bashku me një përpjekje të koordinuar për të forcuar industrinë e mbrojtjes për të prodhuar aftësi kritike.

Kjo është arsyeja pse Komisioni krijoi kushtet për një paketë shtesë investimi prej 800 miliardë eurosh në mars 2025.”

Lidhur me gjobën prej 120 milionë eurosh të vendosur nga Komisioni Europian ndaj platformës “X”, pas më shumë se dy vitesh hetimesh për shkelje të rregullave të Aktit të Shërbimeve Digjitale, dhe sulmit të nisur nga Elon Musk ndaj BE-së, të njëjtat burime nga Brukseli theksojnë se “vendimet që lidhen me Bashkimin Europian merren nga Bashkimi Europian, për Bashkimin Europian, duke përfshirë ato që lidhen me autonominë e tij rregullatore, mbrojtjen e lirisë së fjalës dhe rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla”.

Lini një Përgjigje