TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Dhjetor 2025, 13:07

Përshkallëzohen protestat e fermerëve në Greqi, protestuesit përleshen me policinë; mbyllet aeroporti në Kretë

Shkruar nga Pamfleti

 Përshkallëzohen protestat e fermerëve në Greqi, protestuesit

Fermerët grekë po vijojnë bllokadën rrugore në pjesë të ndryshme të vendit.

Aeroporti i Heraklionit "Nikos Kazantzakis"  është i mbyllur nga të dyja hyrjet, me fermerët që mbërrijnë me traktorë dhe automjete të tjera si pjesë e tubimit bujqësor dhe blegtoral. Incidentet midis fermerëve dhe policisë janë intensive edhe në Hania.  

Gjatë incidenteve në Hania, fermerët përmbysën edhe një automjet policie. Fermerët u përpoqën të thyenin bllokadën e policisë, por policia u përgjigj duke hedhur agjentë kimikë dhe më pas ndodhën incidente.  

Pamjet nga vendi tregojnë fermerë që qëllojnë me gurë drejt policisë, ndërsa tensioni rritej nga momenti në moment. Gjatë incidenteve, një civil dhe një oficer policie mbetën të plagosur.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, një grup fermerësh arriti të kalojë kordonin e sigurisë dhe u drejtua drejt rrethrrotullimit përpara portës së aeroportit. Ndërkohë, fermerët morën gjithashtu vendimin për të bllokuar rrugën kryesore që çon drejt aeroportit, duke shkaktuar kaos në trafik. 

Përshkallëzohen protestat e fermerëve në Greqi, protestuesit

Mjetet bujqësore janë parkuar në VOAK, duke bërë hyrjen në aeroportin e Heraklion të pamundur.

Protestat e fererëve grekë janë intensive në të gjithë Greqinë, ku janë bllokuar akse të rëndësishme nacionale, ndër to edhe ajo që lidh Shqipërinë me Greqinë, Kakavijë-Janinë.

 

Lini një Përgjigje