TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Janar 2024, 20:46

Stërvitja e NATO-s, Rusia: Provokim! Mund të krijojë incidente ushtarake

Shkruar nga Pamfleti

Stërvitja e NATO-s, Rusia: Provokim! Mund të krijojë incidente

Rusia i quan provokim planet e NATO-s për të mbajtur stërvitjen ushtarake Defender 2024 pranë kufijve rusë.

Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, stërvitja mund të çojë në incidente ushtarake madje ajo e përshkallëzon paralajmërimin deri në pasoja tragjike për Evropën.

“Këto praktika janë haptazi provokuese. Për disa muaj, një grup prej 90,000 trupash nga 31 vende anëtare të NATO-s, si dhe Suedia, do të veprojnë aktivisht pranë kufijve rusë. Ky hap synon qëllimisht të përshkallëzojë situatat. Kjo rrit rrezikun e incidenteve ushtarake dhe në fund mund të çojë në pasoja tragjike për Evropën,” tha Zakharova.

Megjithatë ajo theksoi se pala ruse “nuk ka plane për të sulmuar vendet e NATO-s”.

rusi nato

Lini një Përgjigje