TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Mars 2026, 14:32

Starmer: Sulmet energjetike rrezikojnë ta çojnë rajonin më thellë në krizë

Shkruar nga Pamfleti

Starmer: Sulmet energjetike rrezikojnë ta çojnë rajonin më

Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar bisedime me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe presidentin francez Emmanuel Macron, pas sulmeve ndaj objekteve energjetike në Lindjen e Mesme.

Sipas një zëdhënësi të Downing Street, diskutimet u përqendruan në situatën e tensionuar në rajon, përfshirë sulmet e Iranit ndaj infrastrukturës energjetike në Katar.

“Udhëheqësit diskutuan situatën në Lindjen e Mesme, përfshirë sulmet ndaj objekteve energjetike të Katarit”, bëri të ditur zëdhënësi.

Tre liderët ranë dakord se goditjet ndaj infrastrukturës kritike rrezikojnë të thellojnë krizën dhe të destabilizojnë më tej rajonin.

Starmer theksoi nevojën për koordinim të ngushtë mes partnerëve ndërkombëtarë dhe kërkoi hartimin e një plani konkret për garantimin e sigurisë në Ngushticën e Hormuzit, një korridor kyç për transportin global të energjisë.

“Është jetike që partnerët të punojnë së bashku për një plan të zbatueshëm për sigurinë në Hormuz", u shpreh ai.

Megjithatë, më herët vendet evropiane të NATO-s kanë treguar hezitim për t’u përfshirë në një operacion të përbashkët ushtarak të propozuar nga SHBA për mbrojtjen e këtij korridori strategjik.

keir starmer mark rutte emmanuel macron

Lini një Përgjigje