
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka refuzuar të bjerë pre e spekulimeve lidhur me kryengritjen e Wagner dhe tha se qëllimi i Perëndimit ishte ta ndihmonte Ukrainën që të mbrohej nga agresioni dhe jo të sillte ndryshimin e regjimit të Kremlinit.
Insistimit nëse kishte shpresuar se rebelimi do t’i jepte fund sundimit të Putinit, Scholz iu përgjigj se kjo nuk do të kishte kuptim pasi ishte e paqartë nëse ai që do të pasonte liderin aktual do të ishte më mirë.
“Trupat Wagner janë një njësi ushtarake që po vepron në mënyrë shumë agresive në të gjithë botën, dhe shumë konkretisht edhe në luftën e Rusisë kundër Ukrainës”, tha Scholz.
Kancelari gjerman, megjithatë, tha se besonte se rebelimi i dështuar e kishte dobësuar presidentin Putin.
“Unë besoj se ai është dobësuar pasi kjo tregon se strukturat e pushtetit autokratik kanë të çara në to dhe ai nuk është aq fort në shalë siç pretendon gjithmonë“, i tha Scholz transmetuesit gjerman ARD.
Lini një Përgjigje