TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Prill 2025, 07:47

Skandali i radhës në Shtëpinë e Bardhë, Sekretari i Mbrojtjes zbulon planet top-sekret të Pentagonit me gruan dhe vëllanë e tij

Shkruar nga Pamfleti

Anëtari i lartë të kabinetit të Donald Trump, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth është përfshirë sërish në një shkelje serioze të sigurisë, teksa ka shpërndarë informacionet top sekret të Pentagonit me familjen e tij.

Skandali i radhës në Shtëpinë e Bardhë, Sekretari i
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth me Presidentin Donald Trump

Një tjetër rrjedhje e dokumenteve sekrete ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë, pas skandalit të Signal.
Sipas Washington Post , një sërë dokumentesh, duke përfshirë planet e katit të Shtëpisë së Bardhë, u ndanë nga zyrtarët së nën presidencën e Joe Biden dhe të Doanald Trump përmes një dosjeje 'Google Drive' me mijëra punonjës federalë të përfshirë.

Ky skandali është i njëjti informacion që ai kishte ndarë me grupin të cilit iu shtua aksidentalisht redaktori i revistës Atlantic, Jeffrey Goldberg.

Burime anonime i thanë gjithashtu The New York Times se Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Pete Hegseth ndau "informacion të detajuar" në lidhje me një seri sulmesh të planifikuara të SHBA kundër milicive Houthi në Jemen në një bisedë në platformën Signal më 15 mars. 

Kjo duket të jetë një bisedë e veçantë nga ajo ku gabimisht është përfshirë një gazetar nga  The Atlantic . Të dy bisedat u krijuan më 15 mars. Në të dytën, ekzistenca e së cilës nuk është bërë e ditur deri më tani, i njëjti informacion u nda për planet e sulmit të SHBA-së, duke përfshirë planet e fluturimit të avionëve gjuajtës-bombardues F/A-18 Hornet të përdorura për të sulmuar Houthi-t. 

Burimet thanë se në bisedën e dytë është përfshirë edhe gruaja e Hegseth, si dhe vëllai i tij dhe avokati i tij personal.

Gruaja e tij, Jennifer, një ish-producente e Fox News, nuk është punonjëse e Pentagonit, megjithëse e ka shoqëruar të shoqin në më shumë se një udhëtim jashtë shtetit.

Vëllai i tij Phil dhe Tim Parlatore, avokati personal i Hegseth, kanë detyra të veçanta në departament, megjithëse ata nuk janë të lidhur me operacionet e SHBA-së në Jemen, shkruan WP.

Ish-veterani dhe ish-prezantuesi televiziv, tani në krye të njërit prej dikastereve më të rëndësishëm në botë, ka ndarë në një bisedë private informacione të klasifikuara mbi sulme ushtarake.

Skandali i radhës në Shtëpinë e Bardhë, Sekretari i
Pete Hegseth, gruaja Jennifer Rauchet dhe Donald Trump

Në grupin e ri në Signal me emrin “Defense | Team Huddle” ndodheshin vëllai i tij Phil, avokati Tim Parlatore (këshilltar dhe besnik i Hegseth) dhe bashkëshortja e ministrit të Mbrojtjes, Jennifer Rauchet, ish-produktore në Fox News – e cila ka qenë më parë në qendër të polemikave për shkak të rolit të saj jozyrtar, pasi ka shoqëruar bashkëshortin në udhëtime zyrtare dhe takime me përfaqësues të huaj. Asnjëri prej tyre nuk ka poste në Pentagon, nuk është pjesë e Departamentit të Mbrojtjes dhe, për rrjedhojë, nuk duhet të ketë qasje në informacione kaq të ndjeshme për sigurinë kombëtare të SHBA.

Ndërkohë, zyrtarët e Pentagonit e kishin paralajmëruar sekretarin disa ditë më parë se ai nuk duhet të zbulonte detaje të operacioneve në Jemen përmes Signal, një platformë që përgjithësisht konsiderohet më pak e sigurt se kanalet që zakonisht përdoren për të shkëmbyer informacione të ndjeshme./ Pamfleti

pete hegseth signal pete hegseth trump pete hegseth family signal

Lini një Përgjigje