TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Prill 2025, 20:58

Vrasja e 15 punonjësve humanitarë në Gaza, ushtria izraelite: Dështim profesional dhe shkelje urdhrash!

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e 15 punonjësve humanitarë në Gaza, ushtria izraelite:

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan të dielën se një hetim i brendshëm për vrasjen e 15 punonjësve humanitar dhe mjekësor në Gaza ka gjetur "disa dështime profesionale, shkelje të urdhrave dhe një dështim për të raportuar plotësisht incidentin".

Ushtria izraelite është përballur në javët e fundit me kritika të ashpra nga liderët ndërkombëtarë për vrasjen e 15 punonjësve humanitarë dhe mjekëve më 23 mars, varrosjen e tyre në varre të cekëta dhe keqraportimin e detajeve të incidentit më pas.

Trupat e punëtorëve u gjetën një javë më vonë nga stafi i OKB-së dhe Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze.

Ndërsa ushtria izraelite deklaroi se "i vjen keq për dëmin e shkaktuar ndaj civilëve të papërfshirë", ajo argumentoi se ushtarët e saj po kryenin një "mision jetik" duke synuar terroristët e Hamasit dhe përsëriti pretendimin se Hamasi përdor infrastrukturën mjekësore dhe humanitare "për terrorizmin, duke përfshirë përdorimin e ambulancave për të transportuar terroristë dhe armë.

Raporti thotë se “në përgjithësi” nuk ka pasur asnjë përpjekje për të fshehur ngjarjen, pavarësisht se ushtarët njohën varrosjen e trupave dhe shtypjen e ambulancave, duke pohuar se bërja e kësaj të fundit “ishte e gabuar”.

Ushtria fillimisht pretendoi se ushtarët hapën zjarr ndaj automjeteve pa drita apo shenja që afroheshin në errësirë. Por pasi një video e nxjerrë nga celulari i njërit prej të vrarëve doli që tregonte ambulancat e shënuara qartë me dritat e tyre ndezur, ushtria ndryshoi pretendimin e saj.

Në rrëfimet e saj përfundimtare të ngjarjes, ushtria izraelite thotë se trupat hapën zjarr ndaj "të dyshuarve" që dolën nga një kamion zjarrfikës dhe ambulanca "pasi perceptuan një kërcënim të menjëhershëm dhe të prekshëm".

Me afrimin e shpejtë të automjeteve, zëvendëskomandanti i vlerësoi automjetet si të përdorura nga forcat e Hamasit dhe urdhëroi të hapej zjarr.

“Për shkak të dukshmërisë së dobët gjatë natës, zëvendëskomandanti fillimisht nuk i njohu automjetet si autoambulanca, etëm më vonë, pasi iu afrua automjeteve dhe i skanoi ato, u zbulua se këto ishin vërtet ekipe shpëtimi”, thuhet në raport.

Menjëherë pas incidentit, trupat qëlluan gjithashtu ndaj një automjeti të OKB-së për shkak të "gabimeve operacionale", shtoi raporti që ndodhi për shkak të "një shkelje të urdhrave gjatë një mjedisi luftimi".

Raporti argumenton se gjashtë nga pesëmbëdhjetë viktimat janë identifikuar si anëtarë të Hamasit.

Si rezultat i hetimit, një zëvendës komandant do të shkarkohet dhe një oficer komandues do të marrë vërejtje.

Lini një Përgjigje