
Presidenti amerikan Donald Trump ka premtuar se SHBA do të publikojë “të gjitha” dokumentet mbi Jeffrey Epstein, por paralajmëroi se kritikët dhe teoricienët e konspiracionit nuk do të jenë kurrë të kënaqur.
Duke folur gjatë një konferencë për shtyp mbi Kupën e Botës, Trump u pyet nga gazetarët për çështjen e dokumenteve të Epstein, pas një ndryshimi të dukshëm të qëndrimit të tij për publikimin e tyre. Ai u përgjigj: “Do t’ua japim të gjitha. Sigurisht… por pavarësisht se çfarë japim, kurrë nuk mjafton. Kemi publikuar 50,000 faqe dhe është po aq sa ‘hoax-i i Rusisë’.”
Trump e krahasoi publikimin e dokumenteve për Epstein me ato të lidhura me atentatet ndaj presidentit amerikan John F. Kennedy dhe udhëheqësit të të drejtave civile Martin Luther King Jr në vitet 1960, duke theksuar se Epstein nuk është në asnjë mënyrë i krahasueshëm me ta, por ekziston një ngjashmëri në kërkesën për publikimin e dokumenteve të klasifikuara.
Presidenti shtoi se kjo çështje është “një problem i demokratëve”, duke akuzuar se ata ishin miq të Epsteinit dhe e quajti çështjen “një mashtrim”. Ai shtoi se fokusin do ta mbajë tek “puna e madhe” e administratës së tij mbi çmimet dhe përballueshmërinë e energjisë, mbarimin e tetë luftërave dhe të ardhmen e një tjetër, duke shtuar se nuk dëshiron që këto arritje të devijojnë vëmendjen.
Lini një Përgjigje