
Publikohen të tjera pamje nga grabitja e Luvrit. Qytetarët kanë filmuar momentin kur grabitësit thyejnë kabinat e qelqit, marrin bizhuteritë dhe largohen.
Sot Prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, ka zbuluar se dëmi i vlerësuar nga vjedhja në Luvër kap shumën prej 88 milionë eurosh. Por siç paralajmëroi ajo, kjo shifër "nuk është asgjë përballë dëmit historik dhe simbolik" që kjo ngjarje ka shkaktuar.
Në një intervistë për RTL, Beccuau tha se shpreson që grabitësit “ta mendojnë mirë përpara se t’i shkatërrojnë këto objekte”, duke paralajmëruar se shkrirja e bizhuterive nuk do t’u sjellë atyre asnjë përfitim real, pasi ato janë të njohura dhe të pashitshme në tregun e zi ndërkombëtar.
Lini një Përgjigje