TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Shtator 2024, 15:05

Si ndalet rënia ekonomike e Evropës dhe çfarë roli duhet të luajë SHBA-ja

Shkruar nga Pamfleti

Si ndalet rënia ekonomike e Evropës dhe çfarë roli duhet

Po ashtu, disa tregjeve të vogla të kapitalit brenda BE-së, u mungon gjerësia e nevojshme për të mbledhur llojin e parave që kompanitë të qëndrojnë në garën globale.

Nga se vuan sot Evropa? Prodhimi i Brendshëm Bruto i Bashkimit Evropian për person u rrit vitin e kaluar me vetëm 73 për qind në krahasim me atë të SHBA-së, duke llogaritur dallimet në fuqinë blerëse. Kjo normë, tregon një rënie në terma realë nga 77 për qind që ishte në vitin 2008, në pragun e krizës financiare globale.

Brukseli është shumë i shqetësuar. Këtë muaj, ish-kryeministri i Italisë dhe ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, paraqiti një raport të detajuar mbi shkaqet e ecurisë së dobët ekonomike të Evropës. Ai paralajmëroi se pa një rritje të produktivitetit, Evropa nuk do të arrijë të ruajë modelin e saj bujar të mirëqenies sociale, të luftojë ndaj ndryshimet klimatike dhe të ruajë pavarësinë e saj në skenën botërore.

“Kjo është një sfidë ekzistenciale për unionin”, theksoi Draghi. Edhe për vetë Shtetet e Bashkuara, është shumë e rëndësishme që Evropa të ketë sukses. Sepse BE-ja mbetet aleatja me e madhe e Amerikës në botë, shumë e domosdoshme në përballjen me një mori sfidash të reja, si ngrohja globale dhe rivaliteti gjeopolitik në rritje midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat mund të ndajnë sërish botën në blloqe rivale.

Megjithatë, arkitektura institucionale e BE-së, qeverisja e saj e ndërlikuar, e ndarë me shtetet anëtare që kanë të drejtën e vetos, rregullat e shumëllojshme dhe vendimet shpesh të pakoordinuara, kanë gjasa që ta pengojnë përpjekjen masive që kërkon raporti i Draghi-t.

Mangësia kryesore e kontinentit, është një ngadalësim i theksuar në rritjen e produktivitetit. Produktiviteti i punës në Bashkimin Evropian, ka rënë në më pak se 80 për qind të atij në Shtetet e Bashkuara, nga rreth 95 për qind në mesin e viteve 1990, dhe kjo sepse kontinenti ka mbetur prapa në zhvillimin teknologjik.

Sipas raportit të Draghi, po të mos ishte sektori i teknologjisë, rritja e produktivitetit të Evropës gjatë dy dekadave të fundit do të ishte shumë afër asaj të Shteteve të Bashkuara.

Por në vitet 1990, Evropa humbi jo pak nga kohë me revolucionin dixhital. Dhe që atëherë deficitet e saj në këtë sektor vetëm sa janë rritur.

Janë ta pakta kompanitë evropiane që spikatin në fushën e Inteligjencës Artificiale. Në këtë fazë, sipas raportit të Draghi-t, s’ka kuptim që Evropa të përpiqet të konkurrojë në këtë sektor. Rajoni nuk ka krijuar pothuajse asnjë kompani që e çon përpara këtë teknologji.

Asnjë kompani e BE-së me një kapital tregu mbi 100 miliardë euro, nuk u krijua nga e para gjatë 50 viteve të fundit. Në Shtetet e Bashkuara, ka 6 të tilla që vlerësohen mbi 1 trilion dollarë. Tre shpenzuesit më të mëdhenj për kërkimin dhe zhvillimin në Shtetet e Bashkuara janë kompanitë dixhitale - Microsoft, Alphabet dhe Meta.

Në BE, tre të parët janë prodhuesit e makinave, të cilët megjithatë nuk po arrijnë të vazhdojnë të mbajnë ritmin e revolucionit të makinave elektrike. Prandaj nevojiten më shumë investime. Në vitin 2021, kompanitë në BE-së shpenzuan rreth gjysmën e parave për kërkime dhe inovacion sesa ato amerikane. Raporti i Draghi-t sugjeron se kontinenti ka nevojë që të shpenzojë gati 5 për qind të PBB-së së BE-së në investime shtesë.

Por për të kapërcyer hendekun, Evropa duhet të rishqyrtojë elementët kryesorë të arkitekturës së saj. Të parat janë pengesat rregullatore. Përqafimi i “parimit paraprak” nga Evropa - që mund të justifikojë ndalimin e teknologjive për të parandaluar dëmet e besueshme por të papërcaktuara në të ardhmen - ka bërë të mundur miratimin e një sërë rregullash, duke penguar investimet dhe inovacionin.

Për shembull, kufizimi i qasjes në të dhënat shëndetësore, do të pengojë zhvillimin e Inteligjencës Artificiale në industrinë farmaceutike. Pengesat shtohen teksa qeveritë kombëtare i zgjerojnë rregullat e tyre krahas atyre të BE-së, duke krijuar një mish-mash rregullash të ndërlikuara.

Por sfida më e madhe, është se sado që të përpiqet, BE-ja nuk është ende një entitet i madh, por diçka më e vogël. Dhe kjo e bën të vështirë rritjen e kompanive të saj. Për shembull, marrim mbështetjen publike të BE-së për kërkimin dhe zhvillimin.

108 miliardë dollarë në vitin 2021, jo shumë larg shumës prej 131 miliardë dollarësh që shpenzuan Shtetet e Bashkuara. Por më shumë se 90 për qind e parave evropiane u shpërndanë nga shtetet kombëtare për projektet e tyre të preferuara, duke e bërë të vështirë ndërtimin e një strategjie investimi në mbarë Evropën.

Kufizime të ngjashme, shfaqen edhe në tregun e telekomunikacionit, që përbëhet nga një grup operatorësh relativisht të vegjël kombëtarë dhe nga gjigantë me shtrirje në mbarë kontinentin. Edhe buxhetet e mbrojtjes janë kombëtare, gjë që sjell një sërë sistemesh të dubluara të prodhimit të armëve dhe jo një infrastrukturë mbrojtëse të ndërveprueshme.

Po ashtu, disa tregjeve të vogla të kapitalit brenda BE-së, u mungon gjerësia e nevojshme për të mbledhur llojin e parave që kompanitë të qëndrojnë në garën globale. Pa instrumente të gjera financimi, të cilat me gjasë do të përfshinin letrat me vlerë të qeverive në mbarë unionin, nuk ka gjasa që të përmbushen rekomandimet e zotit Draghi.

Raporti i ish-kreu të BQE-së përmban shumë ide të mira, si unifikimi i buxheteve, tregjeve dhe strategjive, përmirësimin e rregullave dhe inkurajimin e inovacionit. Në thelb, mesazhi i tij është ai që evropianët e kanë dëgjuar edhe më parë:Që Evropa të lulëzojë ekonomikisht, ajo duhet të veprojë si Evropë. Për aq sa ka mundësi, Uashingtoni duhet ta ndihmojë atë që të ketë sukses.

Raporti i ish-kreu të BQE-së përmban shumë ide të mira, si unifikimi i buxheteve, tregjeve dhe strategjive, përmirësimin e rregullave dhe inkurajimin e inovacionit. Në thelb, mesazhi i tij është ai që evropianët e kanë dëgjuar edhe më parë:Që Evropa të lulëzojë ekonomikisht, ajo duhet të veprojë si Evropë. Për aq sa ka mundësi, Uashingtoni duhet ta ndihmojë atë që të ketë sukses./ Përshati "Pamfleti", nga “Washington Post”.

Lini një Përgjigje